UNT: “Sfidat e edukim-arsimimit parashkollor dhe lidhja e tij me cilësinë e arsimit në nivele tjera”

DSC_0504

 

Në ambientet e shkollës fillore komunale “Hasan Prishtina”, Universiteti Nënën Tereza organizoi Tryezë të rrumbullakët me temë: “SFIDAT E EDUKIM-ARSIMIMIT PARASHKOLLOR DHE LIDHJA E TIJ ME CILËSINË E ARSIMIT NË NIVELE TJERA”. Kjo tryezë e rrumbullakët vjen në vazhdën e angazhimeve të universitetit tonë për të sjellë hulumtime të mirëfillta shkencore, të cilat i kontribojnë drejtëpërdrejtë proceseve dhe zhvillimeve shoqërore me theks të veçantë në disiplinat e arsimit. Këtë aktivitet e përshëndetën me fjalë rasti, drejtoresha e shkollës fillore komunale “Hasan Prishtina” Znj. Lulieta Qerimi, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Znj. Nazihtere Sulejmani dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza” – Prof. Dr Azis Pollozhani.

Në këtë tryezë u diskutua mbi sfidat e edukim-arsimimit parashkollor dhe lidhja e tij me cilësinë e arsimit në nivele tjera, diskutim i cili bazohej në një hulumtim të mirëfilltë shkencor të bërë mbi këtë temë. Prezantimet e temave të diskutimit u bënë nga Znj.Rabije Loku, drejtoreshë e kopshtit publik “Fidani”, Prof. Elisabeta Bajrami Ollogu nga Qendra për politika arsimore – Universiteti “Nënë Tereza” dhe Lulieta Qerimi , Drejtoreshë e shkollës komunale fillore “Hasan Prishtina”. Në fund të kësajë tryeze, të pranishmit parashtruan pyetje dhe tema diskutimi të cilat sqaruan disa dilema, por edhe lanë të kuptohet se kjo është një temë që do të duhet t’i qasemi edhe më tej me studime dhe aktivitetet të tilla.

DSC_0500 DSC_0492

 

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn