Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të z. Abdilaqim Ademi, ish ministër i Ekologjisë, Arsimit dhe Zv.Kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ndaj, e nderuar familje Ademi, në emrin e stafit dhe studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, na lejoni t’ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Z. Ademi ishte një burrështetas i devotshëm i cili gjithë jetën punoi me përkushtim dhe devotshmëri. Ndërsa si zv. kryeministër dhe ministër në qeverinë e Maqedonisë, dha nje kontribut të çmuar në përmisimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Përjetësisht do t’i jemi falenderues për kontributin e veçantë në sferën e arsimit si njëri ndër iniciatorët dhe vartësit me të zellshëm për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
U prehsh në paqe, Abdilaqim Ademi!
Me respekt,
Zyra për marrdhënie me publikun e UNT-së