Rektori Pollozhani takoi ambasadorin Italian Carlo Romeo

thumbnail

Shkup, 06.02.2019 Thellimi i bashkëpunimit mes Universitetit Nënë Tereza në Shkup dhe universiteteve shtetërore në Itali, ishte tema kryesore e takimit të rektorit të UNT-së, Prof.Dr. Aziz Pollozhanit dhe Ambasadorit të Italisë në Shkup, E.T.Z. Carlo Romeo.

Gjatë takimit në zyren e ambasadorit italian, rektori Pollozhani informoi atë për vizitat e punës që ka zhvilluar në Italinë e jugut, përkatësisht në Universitetin Sasari të Sardenjës, me të cilin veç më janë vendosur raporte bashkëpunimi, me takimet që planifikohen në periudhën e ardhshme me universitetet e Kalabrisë, vendosja e kontakteve me arbëreshët atje, si dhe me mbraëvajtjen e tre konferencave shkencore që UNT-ja do ti organizon gjatë këtij viti.

 

Rektori Pollozhani propozoi, ndërsa ambasadori Romeo pranoi me kënaqësi që edhe ekspertë italianë të marrin pjesë me tezat e tyre në këto konferenca, që do të zhvillohen në Shkup.

Tema të bisedës ishin edhe vendosja e bashkëpunimit mes Qendrës për mëgrime dhe mobilitet, që funksionon brenda UNT-së me qendra të tilla në Itali, si dhe mundësia e hapjes së një Qendre për studime romake brenda UNT-së.

Ambasadori Romeo përgëzoi rekorin Pollozhani për arritjet e deritanishme të UNT-së, dhe ofroi bashkëpunim në fushën e fuhsa të ndryshme, si dhe  në drejtim të promovimit të gjuhës dhe kulturës italiane.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn