Shkup, 25.03.2019 Në kuadër të projektit të Parkut teknologjik të UNT-së, një grup maturantësh të Shkollës së mesme ekonomike-juridike të qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov” , vizituan UNT-në, me ç’rast morrën pjesë në seminarin me temë “Sipërmarrësia – si faktor i katërt i prodhimit”.
Seminarin në fjalë e hapi Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, i cili u dëshiroi mirëseardhje nxënësve maturantë nga shkolla e mesme ekonomike e qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov”.
Aktivitetet e ndërmara dhe të planifikuara që të realizohen në kuadër të Parkut teknologjik të UNT-së nxitën interes të madh tek maturantët, të cilët u inteteresuan që në të ardhmen të marrin pjesë në mënyrë aktive në këto trajnime, seminare dhe punëtori.
Detaje dhe informata shtesë për projektin në fjalë dhe për aktivitetet e planifikura ndau me maturantët profesori i ekonomisë Prof. Dr. Agim Mamuti.
Më pas, vazhdoi seminari nën përkujdesjen dhe organizimin e profesorit të shkollës së mesme ekonomike, Prof. Semir Mustafa.