Shkup, 28.03.2019 Parku Teknologjik i UNT-së, i themeluar në kuadër të Universitetit Nënë Tereza në Shkup sot organizoi konferencë me temë “Sipërmarrësia – sfida e universiteteve bashkëkohore”, ku morën pjesë ligjërues, ekspertë dhe afaristë nga vendi dhe Kosova.

Nikoqiri i konferencës, rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani  në fjalën hyrëse përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i konferencës, mes tjerash është edhe adaptimi i programeve studimore të universitetit me nevojat dhe kërkesat reale të tregut, si dhe aftësimi i studentëve të ardhshëm me sfidat që i presim pas diplomimit gjatë procesit të hapjes së bizneseve nga ana e tyre.

Koordinatori i konferencës, Prof. dr. Agim Mamuti tha se mes të ftuarve në cilësinë e ligjëruesve ka ekspertë, profesorë dhe afaristë, dhe qëllimi është shkëmbimi i përvojave të tyre personale.

Gjatë konferencës së Parkut teknologjik, ekspertja Arjeta Spahiu zhvilloi trajnim interaktiv me temë ‘Vetëmohimi i sipërmarrësit’, ku foli për sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë vendosjes së hapjes së një biznesi.

Para studentëve dhe pjesëmarrësve tjerë, një ligjeratë motivuese kishte pronari i kompanisë më të madhe distribuese në rajon  ‘Dauti Komerc’, z.Xhemali Dauti, i shkëmbeu përvojat e tij personale në themelimin dhe ngritjen e kompanisë së tij. Dauti porositi se askujt nuk i nevojiten mjete finaciare personale për të hapur biznes, tregoi se para 30 viteve kishte hapur një biznes të vogël ma një hua, ndërsa sot kompania e tij ka mbi 1000, dhe 100 milion euro qarkullim në 10 vitet e fundit, ndërsa ka shtirje në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Para studentëve me ligjeratën me temë “Teknologjia për revolucionin -revolucioni që nuk mund ta evitojmë” u paraqit edhe afaristi Ajri Shej, pronar i kompanisë ‘Info Soft Systems’.

Konferenca u përmbyll me diskutim mes studentëve dhe ekspertëve, gjatë së cilit studentët u motivuan të hapim biznese të tyre, dhe të mos kërkojnë të ardhmen në vende të huaja.

DSC_0590

DSC_0514

By