Dollnen, 05.04.2019 Fushata për promovimin e programeve studimore dhe kushteve për t’u regjistruar në UNT u shpalos edhe para maturantëve të gjimnazit “Rilindja” në Komunën e Dollnenit.
Para 100 maturantëve dhe profesorëve të tyre, programet e shumta e pesë fakulteteve të UNT i prezantuan prof.dr. Mustafa Ibrahimi dhe doktoranti Murat Aliu, të punësuar në UNT, duke i njoftuar në detaje.
Me këtë rast, prof.Ibrahimi theksoi se Shkupi dhe UNT-ja ofrojnë jo vetëm programe të shkëlqyeshme për studim, por edhe kushte optimale për ngritjen akademike dhe intelektuale të çdo studenti të ardhshëm që do vijë në Shkup.
Numri i studentëve nga kjo anë në UNT, për çdo vit është në rritje e sipër. Tani më me dhjetëra studentë janë të regjistruar në fakultete të ndryshme dhe tregojnë suksese shumë të larta. Gjithsesi, këto numra garantojnë edhe punësime të reja, që do të kontribuojnë në zhvillimin e komunave të Dollnenit dhe Krushovës, theksoi në fund prof.Ibrahimi.
Maturantët treguan interesim dhe ndoqën më vëmendje prezantime dhe në fund parashtruan pyetje për kushtet, programet dhe çështje tjera që ju intereson, duke marrë përgjigje adekuate.