Tiranë 10.04.2019 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, përmes Programit ‘Erasmus +’, është pjesëmarrëse në panairin “Ditët Ndërkombëtare Erasmus +” që po zhvillohen në kuadër të “Javës Ndërkombëtare” në organizim të Unviersitetit Europian të Tiranës.
Përfaqësuesit e UNT-së kanë njoftuar partnerët si dhe studentët potencial me mundësitë që ofron universiteti i parë publik në gjuhën shqipe në Shkup, si dhe me programet studimore që ofron, ndërkohë kanë shpërndarë material informues për palët e interesuara.
Kjo është një ngjarje tre-ditore me pjesëmarrësin e stafit të ardhshëm të Erasmus + nga universitetet partnere të BE-së, si dhe ato rajonale dhe lokale.
Të pranishëm janë universitete nga Evropa dhe rajoni, nga vende si: Gjermania, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, Polonia, Hungaria, Estonia, Lituania etj.
“Java Ndërkombëtare”, e cila është një praktikë e njohur në universitetet Europiane, në fokus ka aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin, ku bëjnë pjesë 20 universitete europiane.
Gjatë panairit ndërkombëtar, studentët dhe pedagogët e universiteteve të ndryshme do të njihen me mundësit e shkëmbimeve studentore dhe akademike.
Përgjatë kësaj jave zhvillohen një sërë aktivitetesh të tilla si sesione kulturore, prezantime dhe leksione të hapura etj.