Punëtoria për aplikimin e Metodës PCR (Polymerase chain reaction) në teknologjinë ushqimore

file5

8 Maj 2019, Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike të UNT-së, sot u mbajt punëtoria për aplikimin e PCR metodës në analizat e shumta që lidhen me kurikulën e teknologjisë ushqimore sikurse edhe me shumë aspekte tjera kërkimore të shëndetit sikurse ishte në këtë rast hulumtimi që lidhet me Legjonelën.

Bëhet fjalë për një aparat laboratorik jashtëzakonisht të fuqishëm që mund të përdoret për të kontrolluar cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, prezencën e patogjenëve në media të ndryshme, kontrollin e OMGJ-ve dhe për hulumtime tjera në rrafshin e biologjisë molekulare. Përveç ekipit të pedagogëve dhe bashkëpunëtorëve nga UNT, në seminar morën pjesë përfaqësues nga laboratorë të tjerë në fushën e shëndetit dhe kontrollit të ushqimit. Punëtoria u realizua nga kompania BioRad, ndërsa lektori ishte Stuart Millar. Pajisja aktualisht po përdoret për universitetin tonë dhe do të futet menjëherë në funksion të projekteve të vazhdueshme kërkimore që realizohen në kuadër të Fakultetit të Shkencave Teknologjike.

file

IMG-117b15f37c356f40fcf1a17ebeed1ac9-V

IMG-26aa289fd29eac45247ba34d73f5d6ed-V

file9

IMG-67ec1822e311efe0b746003b2e4d0395-V

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn