Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” u organizua aktiviteti “PEACE LETTERS” me nismë të IPYG (International Peace Youth Group) nga Koreja e Jugut, dhe me angazhim të studentëve të UNT. Me anë të këtij organizimi, studentët j’u bashkuan një nisme ndërkombëtare, e cila ka në fokus angazhimin e të rinjve nga vende e kultura të ndryshme, në promovimin e paqes dhe ndalimin e konflikteve apo luftërave anembanë botës, nëpërmjet një sërë aktivitetesh të ndryshme që nisin me shkrimin e letrave të paqes në adresë të kryetarit të shtetit përkatës, e pasojnë me marshin e paqes dhe aktivitete tjera (të mëpasme në nivel ndërkombëtar).
Aktiviteti u organizua nën ombrellën e Fakultetit të Shkencave Sociale, nën drejtimin e profesoreshës Elisabeta Bajrami Ollogu dhe me pjesëmarrje të studentëve nga të gjithë drejtimet studimore.