Prof. Dr. Alfonso Vargas nga Universiteti Huelva i Spanjës, ekspert i menaxhmetit të turizmit, u prit sot në një vizit pune nga Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani si dhe Dekani i Fakultetit të shkencave teknike, Prof. Dr. Agim Mamuti.
Prof. Vargas, ndau përvojat e tij si udhëheqës dhe pjesëmarrës i projekteve të shumëta nga fusha e menaxhimit strategjik të turizmit.
Vargas gjatë takimit prezantoi edhe revistën me faktor impakti dhe e indeksuar në Scopus, ku ai është kryeredaktor: Enlightening Tourism, A Pathmaking Journal.
Në fund të vizitës, të pranishmit u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi institucional në mes të UNT-së dhe Universitetit Huelva nga Spanja.
Shkup, 27.08.2019