Shkup, 04.09.2019  Universiteti Nënë Tereza’ në Shkup sot  promovoi librin ‘E kam në zemër popullin tem shqiptar – bisedime me Shën Nënën Terezë’ të autorit Monsinjor Don Lush Gjergji, që njëherit është edhe biografi më i njohur i humanistes shqiptare me famë botërore.

Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani në fjalën e tij hyrëse tha se jemi mbledhur për Ditën e Bamirësisë, ditë që OKB ja dedikoi jetës dhe veprës së Nënës Terezë që edhe këtu në Univerzitetin tonë që mban emrin e saj, të kujtojmë fjalët dhe veprat e saj, si nevojë që edhe problemet e kohës ti tejkalojmë më lehtë duke kujtuar fjalët e urta të saj.

Nganjëherë ne mendojmë se varfëri do të thotë të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri’ , citoi në fjalimin e tij rektori Pollozhani thëniet e Nënës Terezë, duke shtuar se transformimet e mëdha socio-ekonomike, demografike si dhe globalizimi nuk kalojnë pa pasoja në marrëdhëniet e përditshme mes njerëzve.

Promotori i librit, shkrimtari dhe publicist i njohur Xhabir Ahmeti tha se botimet e Don Lush Gjergjit, janë të vlefshme, pasi dalin nga një person që e ka njohur dhe ka biseduar me Nënë Terezën, duke e sjell përmes shkrimeve të shumta të Nënë Terezën mes lexuesve shqiptar dhe të huaj. Ai tha se e veçanta e nobelistes Nënës Terezë, ishte se ajo u nderua me këtë mirënjohje globale, duke pasur vetëm një mjet, gjithsesi më të fortin, dashurinë për njeriun.

Autori i librit, Don Lush Gjergji tha se ky është libri i 17 i tij kushtuar Shën Nënës Terezë, duke shtuar se  ishin tre arsye që e kanë shtyrë ta botojë këtë libër.

‘Pash, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Terezë, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi pjesëmarrës në këtë risi dhe mrekulli të shekullit 20. Tri janë arsyet kryesore pse e shkrova dhe e botuam këtë vepër. Nata e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i shpërblimit Nobel për Paqe, si dhe një jubile i imi personal, 50 vjetori i takimit tim të parë në Romë më të, pikërisht më 29 mars të vitit 1969. Ky botim është mjaft burimor, i rrallë dhe i dalluar”, tha Monsinjor Don Lush Gjergji.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfëra dhe personat e sëmurë.

Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Oslo.  Promovimi i librit ‘E kam në zemër popullin tem shqiptar – bisedime me Shën Nënën Terezë’  nën moderim të znj. Lira Bojku u përcjell me performim në piano nga pijanisti Kolos Curri.

Ky libër u promovua si pjesë e shënimit të 5 Shtatorit-Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, të shpallur si e tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për nder të Nënës Terezë e cila ndëroi jetë më 05.09.1997.

 

1111111111111111111

3333333333333333

222222222222222

DSC_0316

By