Shkup, 12 shtator 2019 Në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup nga dita e djeshme vijon regjistrimi i maturantëve në afatin e dytë në pesë fakultetet e UNT-së, universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.
Afati i dytë i regjistrimit filloi më datën 11 shtator (e mërkurë) dhe do të zgjat deri më datën 16 shtator (e hënë).
Interesim për studim shfaqet për programet në gjuhën shqipe dhe maqedonase në pesë fakultetet me gjithsej 27 programe studimore, ndërsa është shënuar rritje e numrit të kandidatëve që kanë përzgjedhur UNT-në për studime të ciklit të dytë-magjistraturë në 11 programe studimore.
UNT maturantëve u ofron këto programe studimore si më poshtë:
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, programet: Arkitekturë dhe dizajn, Ndërtimtari konstruktive dhe Gjeodezi dhe gjeoinformatikë.
Fakulteti i Shkencave Informatike: Informatikë, Informatikë – mësimdhënie, Programim i aplikuar
Fakulteti i Shkencave Teknike: Sistemet elektroenergjetike, Inxhinieri makinerike dhe manaxhment, Inxhinieri e transportit dhe komunikacionit, Mekatronikë, Menaxhment industrial, Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi, Inxhinieria për mbrojtje të ambientit të punës dhe jetesës, Dogana, shpedicion dhe sigurime
Fakulteti i Shkencave Teknologjike: Inxhinieri e materialeve dhe nanoteknologjive, Teknologjia ushqimore, Agroinxhineria, Tekstil, dizajn dhe modelim, dhe
Fakulteti i Shkencave Sociale: Pune dhe politikë sociale, Media dhe komunikim ndërkulturor, Sport dhe shkencat e sportit, Studime Ballkanike dhe Euroaziatike, Administratë publike dhe menaxhim me burimet njerëzore, Studime evropiane.
Këtë vit UNT, ka hapur dyert për 1485 studentë të rinj dhe 210 kandidatë për studimet e ciklit të dytë, me 11 programe studimore master.
Do të pranohen 865 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 385 studentë të rregullt me bashkëfinancim, 235 me korrespodencë.
Afati i tretë i regjistrimit në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup do të zhvilloihet më 24 Shtator.
Në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup nga dita e djeshme vijon regjistrimi i maturantëve në afatin e dytë në pesë fakultetet e UNT-së, universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.