Shkup, 02.10.2019 Universiteti ‘Nënë Tereza në Shkup sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën aksionare MEPSO, përmes së cilit do të zhvillohen mundësitë për bashkëpunim ndëristitucional.

Dy nënshkruesit e Memorandumit, rektori i  Universiteti ‘Nënë Tereza në Shkup, Prof.dr. Aziz Pollozhani dhe drejtori i Sh.A. MEPSO, Bilent Saliji shkëmbyen ide për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, dhe Sh.A. MEPSO  përmes këtij memorandumi shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të sigurimit të analizave të nevojshme shkencore, shfrytëzimin e kushteve, materialet, hapësirat teknike-profesionale dhe planet për avansim profesional në kuadër të lëmisë së transmetimit të energjisë elektrike.

Me këtë memorandum, ndër të tjera synohet që të arrihet ndarja e bursave për studentët e studimeve deridiplomike dhe postdiplomike nga drejtimet studimore në interes të ShA MEPSO, shpërblimi i studentëve që kanë treguar suksese gjatë studimeve apo që kanë arritur rezultate të dalluara në sferën e inovacionit në lëmitë me interes të dyanshëm, dhënia e rekomandimeve për punësim të studentëve të diplomuar në UNT me kërkesë të ShA MEPSO, bashkëpunim  në fushën e realizimit të programeve edukativo-arsimore dhe realizimit të punës praktike për ciklet studimore deridiplomike, postdiplomike dhe doktoraturës, angazhim i ndërsjellë i kuadrove arsimore dhe studentëve, dhe projekte të ndryshme në interest ë dy institucioneve shtetërore.

Sh.A. MEPSO  është operator i sistemit elektrotransmetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shoqëri aksionare për transmetim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik në pronësi shtetërore.

 

DSC_0974

DSC_0934

DSC_0926

DSC_0921

 

By