Profesorë nga universiteti hungarez ‘Obuda’ ligjëruan në UNT

DSC_0019

Shkup, 22.10.2019 Në kuadër të konferencës ndërkombëtare me temë “Drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, që të premten zhvillohet në Shkup, profesorët nga universiteti hungarez  ‘Obuda’ Ivan Csaba dhe Nagy Viktor ligjëruan para studentëve të UNT-së.

Dy profesorët paraprakisht u takuan me prorektorin e UNT-së Prof. Dr. Rizvan Sulejmanin me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve të arsimit të lartë, format e mësimdhënies, zhvillimit të programeve studimore si dhe intensifikimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në shkëmbimin e stuentëve dhe profesorëve nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe  Universiteti ‘Obuda’ me seli në Budapest.

DSC_0041

Universiteti ‘Obuda’ nga Budapesti me 13 mijë studentë, ka gjashtë  fakultete nga të cilat pesë teknike, të ngjashme me ato të UNT-së, ndërsa veçori ka Edukimin dual (DUAL EDUCATION) që mundëson studentëve studim dhe njëkohësisht të punojnë në kompani nga sfera e programeve që studiojnë, dhe në këtë mënyrë, ata pas diplomimit janë të gatshëm për tregun e punës,  pasiqë pajisen edhe me dituri teorike edhe me përvojë praktike.

DSC_0034

DSC_0043

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn