Universiteti “Nënë Tereza” kishte kënaqësinë të kishte mysafir dhe prezantues, para studentëve të grupit studimor ‘Punë dhe Politikë Sociale’, psikoterapeutin e mirënjohur, njëheri edhe përfaqësuesin dhe trajnerin e EMI – Italy terapisë, z. Elton Kazanxhi nga Italia, asistuar nga Sema Halili – trajnuese nga Qendra për këshillime dhe psikoterapi, ‘Cortex’.
Së bashku me mësimdhënësen e Psikologjisë të Universitetit “Nënë Tereza”, Nita Beluli Luma, ata realizuan punëtorinë informuese ku studentët u njohën së afërmi me punën praktike dhe psikoterapeutike në Geshtalt Psikoterapi, mblodhën informata të shumta mbi Psikotraumatologjinë dhe mbi EMI Terapinë, të cilët trajnuesit i praktikojnë në veprimtarinë e tyre profesionale.
Përpos prezantimit para studentëve, Elton Kazanxhi realizoi edhe ushtrime si dhe punë individuale para grupit studentor, ku demonstroi se si në fakt punohet dhe cilat janë efektet e drejtë për së drejta të EMI terapisë, demonstrim i cili mahniti studentët dhe njëkohësisht edhe një herë dëshmoi që para nesh kishim një psikoterapeut me shumë vlera.
Duke marr parasysh që Psiktraumatologjia dhe EMI terapi janë pjesë e një trendi të ri në sferën e Psikologjisë, e cila përpos vendeve Evropiane, po depërton edhe në Ballkan, ne si Universitet që i rrimë pranë zhvillimeve dhe risive shkencore, mbështesim dhe shfaqim interesim në bashkëpunime të mëtejshme me profesionist serioz dhe dinjitoz, duke ju ofruar studentëve tanë njohuri dhe praktikë sa më të frytshme për të ardhmen e tyre profesionale.