Organizata Filozofike dhe Kulturore “Akropoli i Ri” sot realizoi prezantim të hapur mbi qendrën “Akropoli i Ri” për të gjithë studentët e Universitetit “Nënë Tereza”.
“Akropoli i Ri” është një qendër mbarëbotërore për kulturë, filozofi dhe vullnetarizëm. Në Shkup ekziston qe 6 vjet duke punuar për nxitjen e edukimit, kulturës dhe vullnetarizmit te të rinjtë. Një nga gjërat më të rëndësishme që mundëson për rininë është kursi për vetë-njohje nëpërmjet një programi me ndërthurrje të dy fushave kryesore: Psikologjia e njeriut dhe Filozofia Botërore.
Prezent ishin studentë gjithashtu edhe disa profesorë të UNT-së.