Shkup, 30.11.2020 Studentët e Programit studimor “Sporti dhe shkencat sportive” nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, për shkak të gjendjes pandemike, për të evituar mundësinë e infektimit nga virusi Covid 19, lëndën e mbajnë në natyrëm, nëpër vendet e posaçme për aktivitet sportiv.
Nën udhëheqjen e profesoreshës Yllka Cemena ata mëngjeset i kalojnë me ushtrime fizike, për të përmbushur programin e paraparë, edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ku preferohet mësimi online, që është i papërshtatshëm për këtë Program Studimor.
Këtë radhë ata kanë zgjedhur Parkun e Qytetit të Shkupit i cili ofron edhe kushte optimale për mbarëvajtjen e mësimit në ambient të hapur, edhe distancën fizike, të nevojshme për tu mbrojtur nga virusi Covid19.