𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟏 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏 Nën masa anti-Covid dhe me pjesëmarrje të drejtorisë rektoriale Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot organizoi tryezë të rrumbullakët, në të cilën temë diskutimi ishin mundësitë që ofron përdorimi i teknologjisë së ‘Realitetit virtual dhe augmentimit virtual’, dhe ndihma që kjo teknologji u ofron sektorëve të industrisë, biznesit dhe arsimit. Tryeza u organizua në suaza të proektit ERASMUS VTECH, ndërsa në të morrën pjesë përfaqësues të dhjetë universiteteve nga rajoni si dhe përfaqësues të industrisë.
Në fjalimin mirëseardhës rektori i Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof.Dr. Aziz Pollozhani shprehu kënaqësinë që kjo tryezë e rrumbullakët, e rëndësisë së veçantë ndodh në një kohë kur universiteti po shënon juubilejin e vogël, 5 vjet nga themelimi i tij. Pollozhani shtoi se zhvillimi teknologjik dhe inovacionet kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe kanë pasur ndikim të madh shoqëror, sidomos në sistemin edukativo-arsimor. Studentët tash dhe në të ardhmen do të jenë më të përgatitur falë zhvillimit trë hovshëm industrial modern, tha Pollozhani.

Organizator i tryezës të rrumbullakët ‘Realitetit virtual dhe augmentimit virtual’është prorektori për shkencë i UNT-së, Prof.Dr. Bekim Fetaji.

Tryeza e rrumbulakët u zhvillua me prezencë të kombinuar, fizike dhe nga distanca (online), ndërsa pjesa fizike ne numër të kufizuar të folësve, në përputhje me protokolet për parandalimin e pandemisë COVID-19, u zhvillua në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Temat që u diskutuan në tryezën e rrumbullakët ishin: debati mbi mundësitë e VR/AR dhe zbatimi i tyre dhe nevoja që industria do të ketë mbi këtë, tani dhe në të ardhmen, jo të gjitha kompanitë punojnë në projekte VR sot, por si do të jetë situata nesër? Cilat janë mundësitë për përdorimin e VR, cilat janë mundësitë e nniversiteteve dhe përdorimi i VR për qëllime të edukimit, cilat janë mundësitë e përdorimit të VR/AR në industri, dhe çështje që kanë të bëjnë me lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Pjesëmarrës në Tryezën e rrumbullakët , krahas nikoqirit Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup ishin Universiteti Aleksandër Moisiu nga Durrësi, European University of Tirana nga Tirana, Universiteti Polis, Universiteti Epoka Universiti i Prishtinës, Universiteti UBT, UEJL Tetovë, Universiteti Tartu, Universiteti i Logjit, Universiteti i Ljubljanës dhe kompani të shumta nga sfera e industrisë.

By