Shkup, 05 korrik 2021 – Studenti i parë nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup pranë Fakultetit të Shkencave Teknike, Berat Ismaili ka filluar praktikën mësimore në Asocionin Tregëtar Greko-Italian në Selanik të Greqisë.
Berat Ismaili ka fituar bursën nga Universiteti “Nënë Tereza”, finanacuar nga Agjencioni Kombëtar i programeve Evropiane për arsim dhe mobilitet ERASMUS+. Ai do të angazhohet në Asociacion në kuadër të një projekti që ka të bëj me menaxhimin e Agjendës së gjelbërt Evropiane ku takimet do të jenë hibride për shkak të kushteve aktuale të pandemisë në shtetin pritës.
Praktika mësimore do të zgjasë tre muaj duke filluar nga 1 korriku 2021. UNT studentit Berat Ismaili i uron suksese në sfidat e tij të mësimit praktik.
Me respekt,