𝐏𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐧ë 𝐟𝐮𝐬𝐡ë𝐧 𝐞 𝐫𝐨𝐛𝐨𝐭𝐢𝐤ë𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭ë𝐭 𝐞 𝐌𝐞𝐤𝐚𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤ë𝐬

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟗.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟏 Në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, u prezantuan dy punime të veçanta nga fusha e robotikës në programin studimorë të Mekatronikës.
Studenti Ridvan Aliu, prezantoi punimin e diplomës me temë: “Kontrolli i robotit  ARDUINO, dhe detektimi i tymit në ajër“. Ndërsa, studenti Blerim Sulejmani, prezantoi punimin e diplomës me temë: “Kontrollimi dhe lëvizja e robotit mobilë në trajektore të caktuar“.
Punimet e diplomës u prezantuan para komisionit tre anëtarësh, në përbërje: Prof. Dr. Agim Mamuti (kryetar), Doc. Dr. Stevan Qosevski (anëtar), dhe Prof. Dr. Zoran Gacovski (mentor). Komisioni në fjalë i vlerësoi lartë punimet e të dy studentëve, të cilët kanë rezultuar me një ‘produkt’ konkret nga fusha e robotikës.