𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟎 𝐧ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏 Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit Nënë Tereza në Shkup nën mentorim të pedagoges Doc.Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri vizituan Qendrën për të rinj në Çair (YCCC). Ata bashkëbiseduan rreth të drejtave të fëmijëve, të drejtave dhe obligimeve prindërore dhe çështje rrjedhëse nga E drejta familjare.
Qendra e Komunitetit Rinor në Çair, ka për qëllim që t’u ofrojë të rinjve një hapësirë ku ata mund t’i vënë në jetë idetë inovative të tyre, të organizojnë aktivitete të ndryshme por edhe të krijojnë atmosferë pune. YCCC përbën një ambient shumë të këndshëm për punë dhe studim, me qëllime multidimensionale.
Profesoresha e FShS-së, Dr. Kaltrina Z. Shaqiri theksoi se uron që ky takim t’i motivon të rinjtë të bëhen pjesëmarrës aktiv në këtë Qendër, nga frekuentimi i së cilës padyshim që do të dalin përfitues.

By