𝐒𝐚𝐫𝐝𝐞𝐧𝐣𝐞, 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Në kuadër të vizitës në Sardini të Italisë, rektori UNT-së Prof.Dr. Aziz Pollozhani zhvilloi një ligjeratë në Konferencën ndërkombëtare “Dialogando” (Të Bisedojmë) që mbahet për të gjashtën herë në Stintino të Sardinisë.

Kjo konferencë mbledh njerëzit eminent të kulturës, religjionit dhe shkencës për të biseduar për rrugët e mirëkuptimit ndërkulturor, ndëretnik dhe rrugët e harmonizimit të diferencave mes njerëzve dhe komuniteteve.

Ligjerata e rektorit Pollozhani me titull “Interkulturalizmi si rrugë për harmonizimin ndërkulturor dhe kohezionin social në Maqedoninë e Veriut”, zgjoi interes tek dëgjuesit e shumtë në konferencë.

Në konferencë presentoi edhe Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vatikan Ekselenca e Saj, Zonja Marija Efremova.

By