Shkup, Maj 2022 – Në kuadër të profesionalizimit dhe avansimit të njohurive shkencore dhe profesionale, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup për studentët nga Fakulteti i Shkencave Teknike të programit studimor ‘Inxhinieria e Transportit dhe Komunikacionit’ në ftesë të profesoreshës Prof. Inor. Dr. Olivera Petrovska u realizua ligjeratë profesionale nga profesor Andrija Novakoviq, përfaqësues i kompanisë 3M për prodhimin e sinjaleve të komunikacionit.
Ligjërata u fokusua në sinjalistikën vertikale me temë: “Cilësia dhe rregullimi i shenjave të komunikacionit” ku studentët u njohën në detaje me materialet për realizimin e sinjalizimit vertikal, llojet e folieve, faktorët që ndikojnë në perceptimin e sinjalizimit si dhe rregulloret e legjislacionit.
Në kuadër të ligjeratës studentët patën mundësi të ndjekin një pjesë praktike në drejtim të kontrollit të cilësisë së shenjave të komunikacionit, gjegjësisht kryen matje të retroreflektimit dhe kolorimetrisë së shenjave të komunikacionit me pajisje përkatëse, të cilën e siguroi ligjëruesi.