Një grup studentësh të prirë nga pedagogu Ariton Rama qëndruan në Kabinetin e Presidentit Pendarovski
Studentë të UNT-së nga programe të ndryshme studimore ishin pjesë e Punëtorisë vizionare për krijimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, projekt ky i UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) i realizuar nën patronazhin e Presidentit Stevo Pendarovski.
Në punëtorinë ku morrën pjesë zëvendëskryeministri z. Fatmir Bytyqi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri, studentët dhanë mendimet e tyre se si e imagjinojnë të ardhmen e vendit.Pjesë e Punëtorisë Vizionare ishin mbi 70 të rinj të moshës nga 14 deri në 29 vjeç, ndërsa strategjia ka të bëjë me periudhën mes viteve 2022-2042.
Nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup morrën pjesë studentët Xhihad Shabani, Arbnor Maliqi, Anesa Ismaili, Floriana Murtezi, Fitim Marovci, Besa Sha,Kushtrim Ukshini, të udhëhequr nga assc Mr Ariton Rama.