Estoni, Qershor 2022 – Një ekip pedagogësh nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup morrën pjesë në punëtorinë e projektit “Vtech” në Universitetin ‘Tartu’ të Estonisë, projekt i financuar nga Unioni Evropian gjegjësisht mbështetës nga programi Erasmus+.
Në kuadër të punëtorisë të projektit “VTech” UNT u përfaqësua nga pedagogët, Prorektori për Shkencë dhe hulumtime Prof. Dr. Bekim Fetaji, Prorektori për Arsim dhe çështje studentore Prof. Inor. Dr. Fati Iseni si dhe profesoresha Doc. Dr. Diturije Ismaili.
Punëtoria u mbajt tre ditë dhe në të u zhvillua trajnim i stafit në teknologjitë virtuele. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është partnere në këtë projekt me 10 partnerë të tjerë, siç janë: Universiteti Evropian i Tiranës (UET), Universiteti Polis (U-Polis), Universiteti Epoka (EPOKA), Universiteti i Prishtinës (UP), Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup (UNT), Universiteti i Evropës Juglindore (SEEU), Universiteti Lodz i Teknologjisë (TUL), Universiteti i Lubjanës (UL), Universiteti Tartu (UT).