Shkup, 15.06.2022 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune zëvendës Drejtorin e Arkivit Shtetëror të RMV-së, Prof. Dr. Muzafer Bislimi.
Bislimi uroi rektorin e UNT-së për detyrën e re, si dhe i dhuroi botimet e reja të Arkivit Shtetëror “Kryesia e Qytetit të Shkupit, Libri i Pasaportave 1927-1929” si dokumente serbe për historinë e vendit tonë.
Rektori, Prof.Dr. Izet Zeqiri informoi zëvendës drejtorin Bislimi për veprimtarinë akademke të UNT-së si dhe përgëzoi atë për hulumtimet e bëra institucionale, duke i siguruar se bashkëpunimet mes arkivit shtetëror dhe asaj shkencor të arsimit të lartë duhet të vazhdojnë tutje.