Studentja e Fakultetit të Shkencave Teknologjike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup programi studimor ‘Tekstil, Dizajn dhe Modelim’ u prezantua ndër dizajnueset më të mira të modës në spektaklin “MUZA COMPETITION” të organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Tiranë.

Në këtë projekt u kërkua që pjesëmarrësit të ndërthurin tradicionalen me modernen, ndërsa kandidatët të jenë urë lidhëse me industrinë e modës, me qëllim që projektet e ndërtuara me përkushtim dhe këmbëngulje të reflektojnë në të ardhmen e tyre.

Ndryshe, studenteja e vitit të 3-të Jeta Jashari, kohë më parë ishte e përzgjedhura në grupin e finalistëve të dhjetëshit më të mirë të fazës së dytë, nga 350 pjesëmarrës nga gjithë vendet shqipfolëse ndërsa mbrëmë përfaqësoi tërë Maqedoninë e Veriut, në veçanti Shkupin dhe Universitetin “Nënë Tereza” me një reflektim të punës së saj të jashtëzakonshëm.

UNT përgëzon studenten Jeta Jashari për të ariturat deritanishme, dhe i uron suksese në sfidat e rradhës studimore dhe profesionale.

By