Shkup, 21.06.2022 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Prof.Dr. Zeqirija Idrizi, priti sot në një takim pune drejtorin e Inspektoratit shtetëror të arsimit z.Ardian Musliu, me të cilin diskutuan çështje nga sferat e punës së dy institucioneve.
Rektori Zeqiri në takim u shpreh se UNT zbaton në përpikmëri Ligjin e Arsimit të lartë dhe se investon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të arritjes së përmbushjes së standardeve arsimore.
Drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit z.Ardian Musliu, uroi rektorin për detyrën e re dhe njoftoi atë me aktivitetet që kryen inspektorati, siç janë mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, rregulloreve dhe akteve të përgjithshme që rregullojnë konviktet e studentëve.
Në institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet shkencore, Inspektorati Shtetëror i Arsimit mbikëqyr zbatimin e ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e arsimit të lartë, për çështjet e përcaktuara me Ligjin për Inspektimin e Arsimit.