PROREKTORI PROF. DR. BEKIM FETAJI REALIZOI LIGJERATË SI PROFESOR VIZITUES NË UNIVERSITETIN “EPOKA”

Tiranë, Korrik 2022 – Prorektori për Shkencë dhe Hulumtime pranë Universitetit “Nënë Terezë” në Shkup Prof. Dr. Bekim Fetaji realizoi ligjeratën si Profesor vizitues në Universitetin “Epoka” të Tiranës.

Profesor Fetaji me ligjeratën e tij, me temë: “Programimi i rrethinave virtuale në UNITY për Edukim” e cila përmban karakter trajnues të studentëve dhe stafit për krijim të përmbajtjeve edukative realizoi me sukses ligjeratën e Tij, në Universitetin “Epoka”.

Trajnimet e tilla zanafillën e tyre të realizimit e kanë nga projekti “VTech” mbështetur nga Erasmus+.