𝐍𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟑𝟏.𝟎𝟖.𝟐𝟎𝟐𝟐 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri priti sot në një takim pune ish-kryeministrin e Kosovës Avdulla Hotin, profesor në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit ‘Hasan Prishtina’ të Prishtinës.
Në takim ku të pranishëm ishin prorektorët Rizvan Sulejmani, Fati Iseni, Bujamin Bela dhe Bekim Fetaji, u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit mes UNT-së dhe UP-së në më shumë sfera, shkëmbimin e stafit akademik dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta hulumtuese.
Prof.Dr. Avdullah Hoti ligjëron Makroekonominë, Ekonominë e Punës, Ekonominë e Personelit dhe Metodat e Hulumtimit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Ka shërbyer në disa këshilla profesionale dhe akademike brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa ka botuar një sërë punimesh kërkimore mbi tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, migracionin dhe remitancat.