𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟐 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup hap konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në 24 programet studimore.

Studimet në ciklin e dytë, gjatë vitit akademik 22/23 do të mund ti regjistrojnë kandidatët të cilët kanë të kryer 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬𝐞 𝐨𝐬𝐞 𝐭𝐞 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞 gjatë ciklit të parë.

Numri i studentëve për regjistrim këtë vit akademik është 𝟒𝟏𝟓 vende të lira, në pesë fakultetet studimore të UNT-së.

Aplikimet për studime Master bëhen vetëm 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤𝐞 në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në rrugën Mirçe Acev nr. 4 / kati i 6–të (ZYRA 603), 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë, ndiqni vegëzat e konkursit për detajet e aplikimit:

By