Në kuadër të trajnimit treditor për punonjësit e universitetit

Shkup, 02.09.2022 – Në kuadër të trajnimit treditor për punonjësit e universitetit, që udhëheqësia e UNT-së organizoi për të punësuarit në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2022/2023, sot ekipi i arkitektëve që ka përpiluar planin për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi atë para të gjithë të punësuarve.

Plani i Kampusit u prezantua në detaje, dhe u elaboruan teknikat që janë përdorur për të realizuar një projekt të tillë të kategorisë A.

Plani i Kampusit pësoi ndryshime minimale me qëllim të adaptimit të tij me lokacionin prej 50 mijë metrash katrorë në kazermën Ilinden.

Paraprakisht ky projekt ishte i planifikuar në një parcelë prej 20 mijë matrash katrorë, të ndarë nga qeveria në vitin 2015-të.

Për dallim nga trualli i parë, tani UNT ka 50 mijë metra katrorë tokë dhe 6 ndërtesa ekzistuese me mbi 6000 metra katrorë ambiente të shfrytëzueshme.

Të punësuarit shprehën interesim të madh për projektin e kampusit tonë të ri universitar.

By