Shkup, shtator 2022 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune drejtorin e shtëpisë shtetërore të studentëve “Pelagonia” në Shkup, z. Agim Fejzullahu.
Rektori Zeqiri njoftoi drejtorin me kërkesat e studentëve që jetojnë jashtë Shkupit për tu akomoduar në konvikte, ndërsa bashkëbiseduan për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.
Drejtori Fejzullahu njoftoi rektorin Zeqiri për mundësitë dhe shërbimet të cilat i ofron shtëpia shtetërore e studentëve “Pelagonia” në Shkup, si nga aspekti i qëndrimit të sigurt duke iu ofruar kushte cilësore për arsimim dhe zhvillim personal të studentëve.