Shkup, 21.09.2022 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme znj. Mukades Hajdari priti në një takim pune Kryeredaktoren e servisit të tretë publik programin në gjuhën shqipe të “Radio Shkupit”, znj. Valbona Zunçe Pajaziti.

Rektori Zeqiri njoftoi kryeredaktoren e “Radio Shkupit”, znj. Valbona Zunçe Pajaziti për ecurinë e UNT-së në veçanti zhvillimin e drejtimit Media dhe komunikim ndërkulturor ku arritën në një konkluzion për nënshkrim të një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.

Kryeredaktorja znj. Valbona Zunçe Pajaziti siguroi që studentët/et të cilët/at kanë shprehur dëshirë për punën praktike të tyre të vijnë në servisin publik, respektivisht në “Radio Shkupi” ku sukseset e tyre në punën praktike mund të i’u sjellë punësim më të shpejtë.

By