Gjatë vizitës së punës në UNT të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u promovuan tre libra të akademikëve shqiptarë
Shkup, 22.09.2022 – Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, u promovuan edhe tre librat e akademikëve shqiptar Anastas Angjeli dhe Adrian Civici.
Rektori Zeqiri gjatë promovimit, vlerësoi lartë librat “Përballë krizash”, “Kriza ekonomike” dhe “Drejt një krize të re” të Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Prof. Dr. Adrian Civici, duke shtuar se parashikimi i saktë që kanë bërë dy autorët në vitin 2020 sapo u paraqit pandemia Covid19, për rritjen e çmimeve të ushqimit, gazit dhe energjisë.
‘Profesorët e nderuar e kanë ndjekur, analizuar dhe përcjellë krizën hap pas hapi duke na sjellë në tre libra të rëndesishëm mbi krizat dhe përballimin e tyre. Sfidat njerëzore dhe institucionale që duhen kaluar për të menaxhuar krizat dhe dalë me sukses prej tyre për të vazhduar me sukses rrugën drejt zhvillimit. Pandemia ndër të tjera duke qenë një krizë globale e bën dhe më të vlefshëm këtë botim sepse të njejtat situata përjetuam dhe ne si gjithë vendet e tjera’ tha rektori Zeqiri i cili moderoi promovimin.
Zëvendës kryeministri i parë z.Artan Grubi përgëzoi autorët për punën e shkëlqyeshme në botimin e këtyre librave, të cilat i vlerësoi se një përmbledhje të vyeshme rekomandimesh profesionale drejt qëllimit të ringritjes ekonomike të vendeve tona.
Ministri i Аrsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri tha se librat janë mjaft të veçantë dhe specifik, të cilat i dedikohen një problematike shqetësuese jo vetëm për ekonomitë e Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut, vendeve të Ballkanit perëndimor, por edhe për ekonomitë globale në tërësi.
Në emër të Komunës së Çairit fjalë rasti mbajti Përgjegjësja për Arsim zonja Luljeta Qerimi e cila tha se komuna është krenare që pikërisht këtu u promovuan këto vepra me mjaft vlerë shkencore.
Në promovim morrën pjesë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, SH.T. Z.Fatos Reka, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Akademik Skender Gjinushi, kryetari i komunës së Strugës z.Ramiz Merko.
Autorët e librave “Përballë krizash”, “Kriza ekonomike” dhe “Drejt një krize të re” të Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Prof. Dr. Adrian Civici falënderuan rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqirin për ftesën zyrtare, ndërsa institucionet e nivelit qëndror dhe lokal për përkrahjen institucionale.