Shkup, 04.10.2022 – Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri sot takoistafin akademik nga jashtë si dhe demonstratorët e rinj të cilët angazhohen për kontribut akademik shtesë, ku pranimi i tyre realizohet në bazë të konkursit për angazhimin në fakultetet e UNT-së, për vitin akademik 2022/2023.
Gjatë takimit rektori u uroi atyre suksese në punë, angazhim maksimal në drejtim të përmbushjes së objektivit të UNT-së për prodhimin e kuadrove cilësore.
Stafi akademik i jashtëm dhe demostratorët e rinj janë nga fusha e ndërtimtarisë, informatikës, shkencave juridike, të matematikës shkencave teknologjike, nga fusha e tekstilit, biologjisë, kimisë si dhe nga shkencave sociale, administratës publike ose shkencave politike, punë dhe politike sociale, gazetarisë dhe nga fusha e sportit.