Në kuadër të programin Erasmus Plus, në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup po qëndron përgjegjësja e Departamentit për komunikim nga Universiteti publik i Dubrovnikut, Paulina Baçiç.
Ajo u prit nga përgjegjësi i Departamentit të Komunikimit të UNT-së Naim Vrenezi dhe përgjegjësit e Zyres për bashkëpunim ndërkombëtar Ilir Idrizi dhe Arta Axhiu.
Musafirja nga Kroacia u njoftua me programet studimore të UNT-së dhe me marrëveshjet e nënshkruara ndër-institucionale me universitete në nivel europian, në të cilat studentët, stafi akademik dhe administrativ realizojnë periudhën e mobilitetit.