Në vazhdën e shënimit të përvjetorit të gjashtë të themelimit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Programi studimor ‘Sporti dhe shkencat sportive’, gjatë fundjavës realizuan marshutë njëditore në kanjonin Matka të Shkupit.

Marshuesit, të udhëhequr nga rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri, kaluan një shteg me vështirësi të ulët-mesme, me kohëzgjatje prej rreth një ore në një drejtim, me intensitet tempo të mesëm.

Të pranishëm në marshutë përveç kolektivit të programit studimor Sport dhe shkenca sportive, ishin punonjës dhe studentë të UNT-së.

By