Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi garën Hackaton VR/AR për krijimin e programeve 3D virtuele, pjesë e Projektit Vtech nga programi Erasmus plus.
Prof. dr. Bekim Fetaji, prorektor për shkencë dhe pedagog pranë Fakultetit të Shkencave Informatike tha se kjo garë ishte e hapur për të gjithë studentët nga mbarë vendi, ndërsa edhe individë të tjerë të interesuar, apo punonjësve të kompanive nga rajoni iu dha mundësia të jenë pjesë e saj.Komisioni i jurisë përzgjodhi tre projektet më të suksesshme në bazë të të cilëve u përcaktuan fituesit.