Me një ceremoni modeste Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup takoi studentët e rinj të ciklit të dytë studimor që janë pranuar në vitin akademik 2022/2023.

Gjatë prezantimit të parë, me ç’rast edhe u shënua fillimi zyrtar i studimeve #Master prorektorët Fati Iseni, Rizvan Sulejmani dhe Bekim Fetaji informuan kandidatët me rregullat dhe mënyrën e studimit, si dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

Në fund të takimit studentëve të ciklit të dytë iu dorëzuan indeksat e studimeve master.UNT ofron 21 programe për studime master në pesë fakultetet e tij, si dhe një program të përbashkët studimi me Universitetin Sassari në Itali.

By