tudentët e Fakultetit të Shkencave Teknike, programi studimor “Inxhinieria e Mbrojtjes në Punë dhe të Mjedisit” patën mundësi të dëgjojnë ligjëratë nga ekspertë të fushës të ujrave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ylber Mirta.
Zoti Mirta ligjëroi mbi karakteristikat e përgjithshme të ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, objektivat, sfidat dhe planet e Ministrisë të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Studentët u njohën me kornizën ligjore të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në veçanti për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujrave në RMV, ku e gjithë kjo hapi një debat tejet konstruktiv gjatë ligjërimit të udhëhequr nga profesoresha Urime Demiri Shaipi.