Shkup, Dhjetor 2022 – Studentët e vitit të dytë dhe të katërt nga Fakulteti i Shkencave Teknike të programit studimor “Inxhinieria e Mbrojtjes e Mjedisit dhe të Mjedisit” pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan vizitën e tyre studimore në Entin Hidrometereologjik në Shkup në mentorim të Prof.dr. Urime Demiri Shaipi.
Gjatë vizitës studentët kishin mundësi të njihen me punën e sektorit për cilësi të Ujrave dhe sektorit për Monitorim Metereologjik. Metereologja Elena Paneva Gorgievski i njoftoi studentët nga afër me punën e sektorit të Metereologjisë, konkretisht me paisjet dhe procedurat për matjet e parametrave metereologjike dhe parashikimimin e motit.
Ndërsa, Dr. Sheriban Ramani, drejtuese e sektorit për cilësi të ujrave dhe Mr. Vesna Keçovska, biologe, i kushtuan vëmendje të veçantë matjeve laboratorike, analizave fiziko – kimike për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ujrave sipërfaqësor.
Përveç ndërtimit të aftësive akademike, vizita studimore kishte për qëllim zhvillimin e aftësive komunikuese dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve reale që fitohen vetëm përmes ekspozimit praktik të studentëve.