Sot rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune ministrin e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Besimi.

Në këtë takim rektori Zeqiri informoi ministrin Besimi me mbarrëvajtjen e aktiviteteve në pesë fakultetet e UNT-së, projektet zhvillimore dhe konsolidimin e UNT-së.

Rektori Zeqiri falënderoi ministrin Besimi për kontributin dhe bashkëpunimin ndërisntitucional në drejtim të zhvillimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

By