Shkup, Dhjetor 2022 – Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u realizua prezantim për mundësitë e ndihmës financiare, bursa studentore, mbështetje mentoruese si dhe ofrimit për punë praktike të studenteve nga FSHT me menaxheren ekzekutive znj. Marija Zakovska nga Grupacioni Limak udhëhequr nga Dekani i Fakultetit i Shkencave Teknike, Prof.dr. Neritan Turkeshi.
Gjatë ligjëratës përfaqësuesja znj. Zakovska shpalosi edhe fillimin për zbatimin e iniciativës Globale Engineer Girls (GEG) në RMV, së bashku me partnerët strategjik, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Misioni kryesor i GEG është të ofrojë mbështetje efektive për vajzat dhe grate e reja që duan të jenë inxhiniere, për të ndërtuar një karrierë në fushën e shkencës, teknologjisë dhe asaj të inxhinierisë.