Shkup, Dhjetor 2022 – Studentët e vitit të katërt të Programit studimor ”Punë dhe Politikë Sociale” nën drejtimin e Prof. Dr. Urime Demiri – Shaipi dhe Prof. Mirlinda Bilali, vizituan Entin për Rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve, në Shkup. Vizita u realizua në kuadër të lëndëve Konsumimi Profesional në Punën Sociale dhe Puna sociale me fëmijë dhe të rinj në rrezik. Studentët u mirëpritën nga drejtoresha e këtij Enti, zonja Asie Pasholli dhe nga stafi i përbërë nga logopedë dhe punëtorë social, të cilët ndanë me studentët përvojat e tyre nga puna me fëmijët me kërkesa të veçanta.

Interesi i lartë i studentëve për këtë vizitë u shpreh me parashtrimin e pyetjeve të shumta lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen punëtorët social në punën e tyre të përditshme, stresorët më të shpeshtë në vendin e punës si dhe rëndësinë e menaxhimit të stresit në punën sociale.

Gjithashtu, studenetët kishin rast të vizitojnë hapësirat e institucionit dhe te komunikojnë nga afër me përdoruesit e shërbimeve të këtij institutcioni.Punëtorët social mund të përjetojnë nivele të larta të stresit dhe konsumim profesional (burnout).

Ekspozimi i studentëve me situata reale nga praktika ka për qëllim jo vetëm të ndërtojë aftësitë akademike të studentëve por edhe të zhvillojë aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve reale në vendin e punës. I shprehim mirënjohje të veçantë drejtoreshës Asie Pasholli për mbështetjen që ofroi në realizimin e kësaj vizite.

By