Në Fakultetin e Shkencave Sociale, studime të ciklit të dytë – master, u zhvillua mbrojtja e radhës nga kandidati Azis Maksuti, i cili mbrojti temën e masterit me titull: “Procesi i Anëtarsimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe shfrytëzimi i IPA Fondeve gjatë kësaj faze.”

Tema u realizua nën mentorim të Prof. Inord. Dr. Fati Iseni, me Prof. Inord. Dr. Enver Abdullahu Kryetar të komisionit të mbrojtjes dhe Doc.dr. Murat Aliu anëtar.

Kandidati Aziz Maksuti, para komisionit përkatës, paraqiti një rezyme të shkurtës të temës, duke i paraqitur hipotezat e hulumtimit dhe rrjedhimisht edhe gjetjet gjatë hulumtimit dhe grumbullimit të materialit.

Punimi i kandidatit Aziz Maksuti është një kontribut i veçantë dhe sigurisht që ky sukses i dedikohet edhe institucionit tonë. Nga sot Maksuti merr titullin: Master i studimeve evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Aziz Maksuti ka lindur ne Shkup me 14.08.1985, studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin ‘Shën Qirili dhe Metodi’ në Shkup ne Fakultetin Ekonomik, ndërsa ka pervojë 13 vjeçare profesionale.

By