Në kuadër të themelimit të tre fakulteteve të reja pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup
Shkup, 31.01.2023 Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot ka përfunduar me suksese përpilimin e elaborative për akreditimin e Programeve studimore në tre fakultetet e reja të UNT-së.
Fakulteti Ekonomik do të ketë këto programe studimore:
– Financa dhe kontabilitet
– Marketing dhe menaxhment
– Dogan, shpedicion dhe sigurime
Fakulteti Juridik do të ketë këto programe studimore:
– Studimet e drejtësisë
– Kriminalistikë
Fakulteti i Shkencave Humane do të ketë këto programe studimore:
– Gjuhë dhe letërsi angleze
– Gjuhë dhe letërsi gjermane
– Përkthim shqip – maqedonisht dhe anglisht,
– Përkthim shqip – maqedonisht dhe gjermanisht dhe anasjelltas
Gjithashtu Fakulteti i Shkencave Sociale do të ketë një program studimorë më shumë: Psikologjinë, ndërsa Fakulteti i Shkencave Informatike do të ketë programin studimor: Programim i aplikuar.