Shkup, 25 Janar 2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune përfaqësuesit e platformës “Rinia kundër dhunës”, Elena M. Mihailovksa, Sara Çuçulj dhe Valerija Sokolova – Stojanovska me seli në Shkup.

Rektori Zeqiri njoftoi përfaqësuesit e platformës për ecurinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me theks të veçantë zhvillimin e programeve studimore nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe jo vetëm.

Platforma “Rinia kundër dhunës” ka për qëllim edukimin qytetar të të rinjve, e krijuar për të hartuar kundër-narrativa dhe narrativa alternative për të parandaluar radikalizimin që çon në ekstremizëm të dhunshëm. Gjithashtu kjo platformë promovon edhe bashkëpunimin ndëretnik të të rinjve në qytetet multikulturore të Shkupit, Kumanovës dhe Strugës.

Bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin mes dy institucioneve që për qëllim të kenë edukimin e akademikëve të rinj, si dhe inkuadrimin e studentëve të UNT-së në platformat e tilla me qëllim ngritjen dhe sensibilizimin sa më cilësor të shoqërisë tonë.

By