Shkup, Mars 2023 – Kuvendit Studentor Universitar pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, përmes procesit të votimit ka konstituar përbërjen e re të Kuvendit Studentor Universitar.
Kandidatët për udhëheqje të kryesisë së re të Kuvendit Studentor Universitar para komisionit zgjedhor të udhëhequr nga kryetarja Edita Arsllani elaboruan pragramet e tyre në detaje për përgjegjësitë e tyre, dy kandidatët për kryetar Omer Hebib dhe Arbnor Maliqi, kandidati për zv/kryetar Hamzi Vila dhe kandidatja për sekretare Elmedina Kasami para anëtarëve dhe komisionit prezantuan me sukses edhe programin premtuese të tyre.
Pas procesit zgjedhor demokratik dhe transparent të votimit vijuan rezultatet dhe atë, për kryetar të Kuvendit Studentor Universitar u zgjodh Omer Hebib me 12 vota ku kundër kandidati i tij Arbnor Maliqi ariti të mer 3 vota, ndërsa për zv.kryetar u zgjodh Hamzi Vila i votuar me 15 vota, sekretare e Kuvendit Studentor Universitar u zgjodh Elmedina Kasami e votuar me 15 vota. Procesi i votimit u vëzhgua edhe nga kordinatorët të stafit të UNT-së, përfaqësuar nga dy sekretarët e fakulteteve, Nehar Aliu sekretar i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe Xhezmi Abdullahu sekretar i Fakutletit të Shkencave Sociale.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor kryetarja e Senatit të UNT-së, Prof.dr. Suzana Jordanovska, sekretarja e përgjithshme pranë UNT-së, znj.Mukadese Hajdari si dhe prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc.Dr. Bujamin Bela, kryesisë së re dhe grupit punues zgjedhor të Kuvendit Studenor Universitar iu dëshiruan suksese në sfidat e tyre studentore, efikasitet dhe mbështetje gjatë përfaqësimit të të gjithë studentëve të UNT-së sa më dinjitetshëm.
Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup që nga themelimi e deri më sot për kryesi të Kuvendit Studentor Universitar u zhvilluan katër procese zgjedhore.