Shkup, 21.03.2023 Me rastin e ‘Javës Globale të parave 2023’, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në koordinim me Trupin koordinues për edukatë financiare, Agjencionin për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional, dhe kompaninë Sava Pensione, sot zhvilloi ligjeratë edukative financiare me temë ‘Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj’ për studentët e programeve të ndryshme studimore, të Fakultetit të Shkencave Teknike.

Në ligjeratë morrën pjesë dhe hapën takimin dekani i FSHT-së Prof.dr. Neritan Turkeshi dhe Prof.dr. Bukurie Imeri Jusufi, ndërsa përfaqësuesi i Shoqërisë pensionale ‘Sava’ nga Shkupi, m-r Ajet Rexhepi tha se Ideja e organizimit të ligjeratës është të bisedohet me studentët për financat personale, si ato mund të jenë të mençur gjatë blerjes, kursimit, investimit dhe sigurimit dhe si të rinjtë mund të përgatiten për ardhmërine dhe të mendojnë për pensionin që do ta marrin.

Rexhepi para studentëve prezantoi sistemin pensional treshtyllësh në vend, shtyllën e parë obligative, që e menaxhon Fondi Pensional-Invalidor në pronësi shtetërore, shtyllën e dytë, që është gjithashtu detyruese, të cilën e menaxhojnë fondet private pensionale, dhe shtyllën e tretë që e menaxhon një kompani private, por e cila është dhënie kontributesh pensionale në mënyrë vullnetare.Pensioni krijohet nga dy shtyllat e para, ndërsa paratë e siguruara në shtyllën e tretë janë të tërat në dispozicion të personit.

Të gjitha këto shtylla dhe procedura, mbikëqyren nga MAPAS, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional, që mbron interesat e anëtarëve të pensionuar të fondeve pensionale dhe nxisin zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional për shkak të ditëve të sigurta pensionale.

Rexhepi shpjegoi se shoqëria pensionale Sava, ka mbi 255 mijë anëtarë, ndërsa punon që të krijojnë vlerë të shtuar për anëtarët e fondeve me të cilat menaxhojnë, mbrojnë interesat e tyre, mundësojnë siguri të mjeteve të tyre dhe të krijojnë profit me investim përkatës. Fondi realizon investime në kompani të huaja dhe vendore, ndërsa katër kompanitë private të pensionimt menaxhojnë së basahku 2 milardë euro. Studentët e UNT-së do të kenë mundësi që pjesën praktike ta zhvillojnë në kompani sigurimesh pensionale private.

By